Burim Sejdini: Deklaratat e Taravarit janë të pavërteta, mbaj përgjegjësi edhe pas 15 qershorit…

Pasi Arben Taravari nga VLEN akuzoi Gjykatën Administrative se po ushtron presion ndaj gjykatësve në lidhje me vendimin e KSHZ-së, për rivotim në disa vendvotime, ka reaguar kryetari i gjykatës, Burim Sejdini, duke e mohuar këtë, që siç tha, janë të pavërteta dhe shpifje, përcjell TV21.

“Ka të bëjë me prononcimet publike të zotëri Taravarit se disponon me informata se unë kryetari i Gjykatës Administrative bëjë presion mbi gjykatësit që me shumë përgjegjësi i vlerësoj si të pavërteta këto informata, shpifje dhe insuinime klasike. Nuk frikësohem, mbaj përgjegjësi për punën time edhe pas 15 qershorit ”, tha Burim Sejdini. /TV21

Lexo gjithashtu
Total
0
Share