Kryeministri grek Mitsotakis nga Veria kercenoi me veto Shkupin nese nuk zbaton Marreveshjen e Prespes. Per Mitsotakis qeveria e re maqedonase do te gjeje te mbyllur deren e BE-se nese vijon ta ve ne pikpyetje zbatimin e asaj marreveshjeje.
Nga Veria kryeministri grek Kyrjakos Mitsotakis i dërgoi një mesazh të qartë qeverisë së re te Maqedonisë së Veriut duke theksuar se Athina nuk do të ratifikojë memorandumet me fqinjin, pa respektimin absolute nga ana e tyre të Marrëveshjen e Prespës . Mistotakis tha se nese kjo ndodh rruga e maqedonaseve drejt Europës do të mbetet e mbyllur.
“Nga zemra e Maqedonisë do të jem absolutisht i qartë. Demokracia e Re nuk e kishte votuar Marrëveshjen e Prespës, por ne kishim thënë që pasi të votohet duhet ta zbatojmë. Nëse disa mendojnë se mund ta mos e respektojnë atë marreveshje, ata duhet qe të dinë dy gjëra:
Së pari Për ata që besojnë se mund të mos e respektojnë marrëveshjen e Prespes, dijeni se rruga e tyre drejt Europës do të mbetet e mbyllur.
Së dyti , memorandumet me Shkupin nuk do të ratifikohen ne parlamentin tone derisa të ketë përputhje të plotë me dispozitat e Marrëveshjes se Prespes” – tha Micotakis.
Kandidati per kryeminister ne Shkup Misckovski dhe presidentja Davkova kane vene ne pikpyetje emrin e shtetit Maqedonia e Veriut i vendosur ne marreveshjen me Greqine pas 27 vitesh bllokimi te rruges se integrimit evropian.
Gati një muaj para zgjedhjeve evropiane te qershorit Kyriakos Mitsotakis dhe partia e tij Demokracinë e Re jane ne një avantazh të qartë me rivalet e se majtes./tvklan.mk/