Osmani lobon për antarësim e Kosovës në KiE!

KOMITETI I MINISTRAVE TË KiE

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, gjatë fjalimit në sesionin e 133-të të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës në Strazburg, ka potencuar rolin e multilaterizmit gjatë përballjes me sfidat e shumta.

“Krahas të gjithë lëshimeve, multilaterizmi mbetet mënyra e vetme që të mobilizohet përgjigja kolektive ndaj luftave, krizave, situatave të jashtëzakonshme dhe sfidave tjera të pakrahasueshme. Këshilli i Evropës mbetet shtylla kryesore në këtë drejtim. Megjithatë, ne, vendet anëtare, mbajmë përgjegjësinë për efikasitetin e tij” – tha Bujar Osmani.

Fjalimin e tij, Ministri Osmani e shfrytëzoi për të lobuar edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Sipas tij, qytetarët e Kosovës e meritojnë këtë dhe se kjo do të nxit reformat në këtë vend që do të kontribuojë edhe për stabilitetin  rajonal.

Në 75-vjetorin e ekzistimit, Këshilli I Evropës, me normat dhe standardet ka kontribuar për përmirësimin e jetës së qytetarëve, mbrojtjes së të drejtave të tyre dhe kultivimit të demokracisë, tha Osmani duke përshëndetur miratimin e Konventës kornizë për intelegjencën artificiale, të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e së drejtës, si instrumentin e parë ndërkombëtar në këtë fushë. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share