Qeveria e Kosovës në përgatitje të draft statutit të Asociacionit!

Qeveria e Kosovës është duke përgatitur draftstatutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në përpjekje të anëtarësimit të saj në Këshillin e Evropës.

Në një letër që ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, i ka dërgusr presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka thënë se drfstatutin do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të muajit maj.

Pret nga Këshilli i Evropës të përmbush sic thotë detyrimin e saj.

Ambasada gjermane në Prishtinë e konsideron hap të vonuar duke thënë se anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës të ishte i suksesshëm duhej që draftstatuti të dërgohet në Kushtetuese para mbledhjes së Komitetit të Ministrave, që po mbahet të enjten dhe të premten.

Por Gërvalla nuk e konsideron të vonuar një hap të tillë.

Lidhja Demokratike e e sheh edhe të humbur mundësinë që Kosova të anëtarësohet këtë muaj në Këshillin e Evropës.

Qeveria ka pranuar më herët se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është vendosur si kusht për pranimin në Këshill të Evropës duke e refuzuar publikisht./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share