Takimi i parë i grupeve të punës mes VMRO-DPMNE-së dhe “VLEN”-it, vazhdojnë bisedimet për koalicionim në Qeverinë e re

Është e udhës të ruhen përcaktimet programore që morën mbështetje nga qytetarët, është konstatuar në takimin e punës ndërmjet grupeve të punës mes VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit VLEN i cili u mbajt sot pasdite në selinë e VMRO-DPMNE-së.

Siç informojnë nga VMRO-DMPNE, gjatë udhëheqjes së tillë të përbërjes së ardhshme të qeverisë të ruhen parimet e dakorduara, dinamizimi i fortë i integrimeve në BE, lufta kundër krimit dhe korrupsionit dhe reformat ekonomike për një standard më të lartë jetese, përcjell MIA.

Në takimin e punës, siç thuhet nga VMRO-DPMNE-ja përmes një komunikate për mediat, është rënë dakord që bisedimet në frymë pozitive të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme.

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski së bashku me nënkryetarët dhe njerëzit e parë të partive nga koalicioni VLEN Izet Mexhiti, Afrim Gashi dhe Arben Taravari kanë pasur një takim të shtunën në selinë e koalicionit VLEN ku zyrtarisht filluan bisedimet për formimin e qeverisë.

Sipas rezultateve të para zyrtare për zgjedhjet parlamentare të cilat i publikoi KSHZ, koalicioni “Maqedonia juaj” kryesuar nga VMRO-DPMNE ka fituar më së shumti mandate deputetësh 58, pas çka vijojnë koalicioni Fronti evropian i kryesuar nga BDI me 19 mandate, koalicioni për Ardhmërinë evropiane i kryesuar nga LSDM 18, koalicioni VLEN, 13, ndërsa Lëvizja ZNAM për Maqedoninë tonë dhe E Majta nga gjashtë mandate deputetësh.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share