Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe të BE-së u bënë bashkë këtë të enjte në Samitin e Kotorit në Mal të Zi.
Ky takim rajonal që zhvillohet nën logon “Një rajon, vizion i përbashkët”, pason takimet e mëparshme të këtij niveli mes liderëve, në Tiranë dhe në Shkup, ku është diskutuar gjerësisht mbi Planin, që synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me vendet e BP.
Të pranishëm në këtë samit janë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Kosovës, Albin Kurti. Takimi me dy kryeministrave i kapur nga mediat ka qenë shumë i ftohtë, shkruan Javanews.
Nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e kryeministrit Rama, madje ai as nuk lëviz nga vendi teksa i jep dorën Albin Kurtit.