Drejtoria e Doganave: Konfiskohen 4.8 kg stoli ari – parandalohet trafikimi nga Turqia!

Zyrtarët e Doganës kanë konfiskuar 4.8 kilogram stoli ari me vlerë 20.4 milion denarë. Aksioni është zbatuar gjatë kontrollit të një autobusi në vendkalimin kufitar në Bogorodicë gjatë hyrjes në vendin tonë.

Zyrtarët doganor në vendkalimin kufitar në Bogorodicë kishin selektuar një autobus të linjës Stamboll – Gostivar, ku është kryer bastisje e detajuar.

Në pjesën e bagazhit është gjetur një valixhe e zezë, ku në 9 paketime të mbështjellë me najllon janë zbuluar 4.8 kilogram ari, që kapin vlerën e 20.4 milion denarëve.

Vozitësi, sic njoftojnë nga doganat, fillimisht u ka thënë zyrtarëve të doganës se nuk ka asgjë për të deklaruar, por pas zbulimit të arit, ka konfirmuar se valixhja është e tij.

Drejtoria e Doganave njofton se me këtë rast është parandaluar shmangia e pagesës së të dhënave për importin në vlerë prej 5 milion denarëve.

Kundër vozitësit do të dorëzohet kallëzim penal në PTHP – Gjevgjeli, kurse sasia e arit, konform ligjit, do t`i dorëzohet Bankës Popullore. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share