Ish banorja e BBVK-së, Santiana i përkushtohet fesë, falë namazin e mëngjesit

Ish banorja e BBVK, Santiana Maloku po vazhdon të shijojë vëmendjen e publikut, që prej daljes nga shtëpia e “Big Brother”.

Ajo është tejet aktive në mediat sociale, dhe jo vetëm. Duket se Santiana, kohë po i kushton edhe vetes e religjionit.

Ajo ka befasuar së fundmi duke ndarë një fotografi, ku shihej teksa kryente ritual të fesë myslimane.

“Ndjenja më e mirë në botë”, ka shkruar Santiana, në një fotografi që shfaq ish banoren e BBVK duke falur namazin e mëngjesit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share