Zgjedhje në Kosovë/ Kurti: Gati për zgjedhje – opozita të bëhet gati ose e përfundoj mandatin!

Kryeministri Albih Kurti thotë se është i gatshëm për zgjedhje të reja por sipas itj opozita duhet të dakordohet, ani pse mandate I tij është deri në fillim të vitit 2025.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur I gatshëm për zgjedhje të parakohshme.

I ka bërë thirrje opozitës të bëhet gati në të kundërtën ai mund të qëndrojë në qeveri deri në fund të mandatit.

“Opozita duhet të bëhet gati, ne jemi gjithmonë gati, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati”, tha Albin Kurti.

Kurti foli edhe për takimin me kreun e PDK-së Memli Krasniqi ku diskutuan edhe për zgjedhjet.

“Për mua ka qenë shumë e rëndësishme të diskutohet agjenda legjislative, pasi kanë mbetur shumë marrëveshje ndërkombëtare pa u votuar”, tha Albin Kurti.

Kurti pas takimit me Krasniqin kishte thënë se të gjitha partitë  duhet të dakordohen për datën e zgjedhjeve. Teksa PDK-ja është shprehur pro shpërndarjes së Kuvendit, LDK eAAK po kërkojnë dorëheqjen ose shkarkimin e Kurtit.

E dorëheqjen e Kurtit e ka kërkuar edhe ish-kryenegociatorja Edita Tahiri pasi që Kosova përfundimisht nuk u fut në agjendë për tu bërë anëtare e Këshillit të Evropës./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share