Ka ndërruar jetë një foshnjë shtatë muajshe në spitalin “Shën Erazmo” në Ohër, ishte sjellë me lëndime të rënda

Ohër, 14 maj 2024 (MIA) – Policia sot njoftoi se herët në mëngjes në orën 01:04 në SPB Ohër ishte denoncuar se në spitalin special të ortopedisë dhe traumatologjisë “Shën Erazmo” pas kryerjes së një ndërhyrjeje kirurgjike, ka ndërruar jetë një foshnjë shtatë muajshe nga Vevçani, e cila dje pasdite rreth orës 16 ishte sjellë në spital nga nëna e saj.

Foshnja, sipas denoncimit, ishte pranuar në spital me hematomë në kokë dhe pas gjakderdhjes së konstatuar në tru menjëherë ishte kryer operacion.

Sipas deklaratës së nënës së saj, lëndimet ishin shkaktuar pasi kishte rënë nga shtrat i improvizuar në shtëpinë familjare në Vevçan. Me urdhër të prokurorit publik, trupi do të dërgohet në Mjekësinë Ligjore në Manastir ku do të bëhet autopsi. Po ndërmerren masa për zbardhjen e ngjarjes, shtojnë nga SPB – Ohër.

Supozohet, nëna para se ta dërgonte foshnjën në spitalin “Shën Erazmo” ka kërkuar ndihmë nga shumë mjekë të cilët e kishin dërguar te kolegët e tyre në institucione të tjera.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share