Është përfolur prej muajsh një bashkëpunim mes Luiz Ejllit dhe Ghetto Geasyt.
Dhe kjo duket se më në fund po ndodh, siç u njoftua përmes rrjeteve sociale.
Ata kanë bërë forcat bashkë për herë të parë në një projekt që duket të jetë ritmik.
“Ding ding” mban titullin kënga, e cila pritet të prezantohet së shpejti para fansave.
Getoar Selimi ka qenë një përkrahës i madh i Luizit gjatë kohës që ishte në Big Brother.
Artisti shkodran nga ana tjetër e kishte përmendur vazhdimisht duke ia kënduar edhe të gjitha këngët e tij.
Besohet se do të dalë diçka e bukur që do të pëlqehet nga fansat e publiku.
View this post on Instagram