Roth: Nacionalizmi i krahut të djathtë triumfoi në RMV, goditje e rëndë për ambiciet e BE-së

Ish-ministri gjerman i Punëve të Jashtme dhe kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Mihael Roth, konsideron se fitorja e VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet e dyfishta është goditje e rëndë për ambiciet e BE-së dhe se për këtë nuk është përgjegjës vetëm qeveria e mposhtur socialdemokrate, por edhe vendet e BE-së që i evropianizuan problemet dypalëshe dhe i shantazhuan.

“Nacionalizmi i djathtë triumfoi në Maqedoninë e Veriut. Një goditje e rëndë për ambiciet e BE-së. Për këtë nuk është përgjegjës vetëm qeveria e mposhtur socialdemokrate, por vendet e BE-së që evropianizuan problemet dypalëshe dhe i shantazhuan”.

“Nëse ne vazhdojmë me negociatat e anëtarësimit në BE në një mënyrë kaq teknokratike, brezi i ri do të largohet nga Ballkani Perëndimor, nacionalizmi dhe euroskepticizmi do të rriten në mënyrë drastike. Rusia dhe Kina duhet të jenë të lumtura. Më në fund ne kemi nevojë për një rifillim dhe pa bllokime”, ka shkruar Roth në X.
Lexo gjithashtu
Total
0
Share