KSHZ: Deri më tani nuk janë parashtruar ankesa për zgjedhjet e dyfishta të 8 majit

Në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) deri në orën 15 e 30 minuta nuk janë parashtruar ankesa për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe për zgjedhjet parlamentare, informojnë për MIA-n nga KSHZ.

Zëdhënësja e Komisionit, Radica Todorovska Aleksovska thekson se afati për të drejtën e votimit, për zgjedhjet presidenciale përfundoi në orën 19, ndërsa për grumbullimin e rezultateve në orën 22 e 30 minuta, përderisa për zgjedhjet parlamentare ato janë ora 19 dhe ora 23 e 30.

KSHZ pas përfundimit të këtyre afateve, nëse nuk ka ankesa do ta dorëzojë raportin me rezultatet përfundimtare nga zgjedhjet presidenciale në Kuvend, ndërsa pastaj pritet që kryetari i Parlamentit, Jovan Mitreski ta caktojë mbledhjen të dielën në mesditë për inaugurimin e presidentes së re Gordana Siljanovska Davkova.

Më 8 maj në vend u mbajtën zgjedhje të dyfishta, rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në të cilat fitoi Gordana Siljanovska Davkova dhe zgjedhjet parlamentare në të cilat më së shumti mandate fitoi VMRO-DPMNE. 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share