Lejet e vozitjes Kosovë: Qytetarët serb të revoltuar me vendimin e qeverisë Kurti!

Qytetarët serbë të cilët deri më tash kanë poseduar patentë shoferin e lëshuar nga strukturat ilegale të Sebrisë do të kenë mundësi që ta konvertojnë atë në të Kosovës.

Kjo periudhë që ka hyrë në fuqi më 9 maj do të zgjas deri më 9 gusht të këtij viti.

Në Graqanicë disa qytetarë shihen duke marrë shërbime në qendrën për paisje me dokumente ne Graqanicë.

Qytetarët të cilët ndodheshin këtu në qendrën për marrjen e patent shoferëve hezitojnë të flasin para kamerave madje largohen që të mos identifikohen për shkaqe sigurie. E ata që pranuan të flasin u shprehën të revoltuar me cdo vendim që e merr kryeministri Kurti.

S’kam cfarë të them. Kurti duhet të mendoj cfarë po bënë. Turp cfarë është duke bërë. Do që ti mbyll të gjitha. Kush është ai? A është njeri? Kosova është zemra e Serbisë.

Ky vendim që është marrë javën e kaluar e që ka hyrë në fuqi më datë 9 maj është  mirëpritur ambasadori I  SHBA-së në Kosovë.

Sipas itj ky vendim mbështet përpjekjet që mundësojnë integrimin e mëtejmë dhe avancojnë vizionin e përbashkët për një Kosovë gjithëpëfshirëse multietnike.

Shumë qytetarë serbë që jetojnë në Kosovë posedojnë dokumente të lëshura nga strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë përfshirë edhe patentë shoferët.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share