Lideri i LSDM-së gjatë paraqitjes së parë pas përfundimit të zgjedhjeve, pranoi se partia që drejtohej nga ai përjetoi goditje të fortë në këto zgjedhje, duke i quajtur zhgënjyese rezultatet e zgjedhjeve të 8 majit.
Ai tha se nuk do të merr vendime të përshpejtuara duke u bërë thirrje organeve partiake që të nisin zgjedhje brendapartiake në nivelin lokal dhe qendror. Ai gjithashtu tha se duhet të mbahet edhe Kongresi i Llogaridhënies.
Ai paralajmëroi se nis procesi I ripërtrirjes së partisë duke bërë analiza për qeverisjen 7-vjecare vecanërisht në katër vitet e fundit, që sipas tij, sollën realitetin e sotëm politik të kësaj partie.
Kovacevski tha se dështuan përpjekjet e VMRO-DPMNE-së për ta paraqitur LSDM-në si nismëtare për bojkotimin e zgjedhjeve presidenciale. Sipas tij, LSDM-ja arriti ta përmbush cenzusin presidencial./KlanM