VMRO-DPMNE: Censusi për president u arrit, thirrjet për bojkot nuk patën sukses!

VMRO DPMNE në Press Konferencë tha se Censusi për presidentin është arritur, pavarësisht thirrjeve për bojkot.

Ata akuzuan BDI-në se ka bërë thirrje për bojkot ndaj Gordana Siljanovska-Davkovës.

“Censusi është arritur. Thirrja e BDI-së për bojkot nuk pati sukses. BDI përmes bojkotit dëshiron faktorizim. Procesi ishte i qetë mirëpo ka pasur dhe parregullësi, megjithatë nuk pati krizë politike. Gordana Siljanovska presidente e Maqedonisë së Veriut. Falenderojmë të gjithë ata që votuan”, thanë nga VMRO. /TvKlan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share