Sipas instruksioneve të Ministrit për Punë të Jashtme të RMV-së, Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Moskë, Nenad Kolev, nuk ishte i pranishëm në inaugurimin e Putinit, I cili në ceremoni solemne bëri betimin për mandatin e tij të pestë presidencial.
Me këtë akt dhe me instruksion të drejtpërdrejtë të Shefit të Diplomacisë së RMV-së, Maqedonia e Veriut iu bashkangjit bojkotit të shumë vendeve të BE-së, SHBA-së dhe Kanadasë, të cilët bojkotuan ceremoninë për shkak të intervenimit ushtarak në Ukrainë dhe nuk i pranojnë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në Rusi.
Sic njoftojnë mediat, të pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të Putinit, kanë qenë ambasadorët e Serbisë, Hungarisë, përfaqësues të Norvegjisë, Zvicrës, Turqisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kinës dhe vende të tjera. /tvklan.mk