Ngjarja tragjike në Shqipëri/ Gjenden trupat e pajetë të viktimave

Pas 3 ditësh kërkimesh intensive gjenden të gjithë anëtarët e familjes Arrazi që u hodhën në lumë. Nëna Alma Arrazi dhe djali i saj 3 vjecar u gjetën nga polumbarët këtë të martë.

Trupi i pajetë i djalit të vogël u pikas në afërsi të fshatit Oblikë  në njësinë administrative Ana e Malit. Trupi u gjet në një zonë me shkurre rreth 500 m larg nga vendi ku të hënën u gjet motra e tij 8 vjecare. Rreth 3 orë më pas  u arrit që të gjendej edhe trupi i pajetë i 39 vjecares. Ajo ndodhej në vendin e quajtur shkalla e Belnit  në afërsi të fshatit Pemtar. Kërkimet nisën mbrëmjen e së shtunës kur një peshkatar i zonës gjeti trupin e pajetë të vajzës 9 vjecare të familjes.

Në operacion u përfshinë edhe polum,barë, forcat renea dhe forcat e ushtrisë ndërsa kërkimet u shtrinë gjatë këtyre ditëve edhe në terriotrin e Malit të Zi

Ndërkohë në shkollën Ndre Mjeda në Shkodër mësimi nisi i trishtë. Nxënës të klasës ku mësonin dy motrat shkuan në ambientet e shkollës me lule. Ata shprehën trishtim për ngjarjen ndërsa keqardhjen shprehën edhe prindër.

Ndërkohë familjarë të 31 vjecarit Erdgys Arrazi kanë mohuar që ai të ketë qenë i dhunshëm dhe të ketë keqtrajtuar bashkëshorten dhe fëmijët e tij.

39 vjecarja Alma Arrazi dhe fëmijët e saj u hodhën në lumë nga ura e vjetër në Bunë si pasojë e dhunës së ushtruar nga 31 vjecari

Lexo gjithashtu
Total
0
Share