Për të ndërtuar vizionin e të ardhmës të Universitetiti të Tetovës, Rektori i UT-së, Jusuf Zejneli, ka ftuar në takim ish-Rektorët e këtij Universiteti.
Takimi mbahet në kohën kur Universiteti i Tetovës përgatitet për të shënuar vitin jubilar – 30 vjetorin e themelimit të UT-së.
“Duke marrë përbazë se Universiteti i Tetovës këtë vitë shënon vitin jubilar është në 30 vjetorin e themelimit nisur nga fakti se ky universitet ka një histori mjaftë të veçantë mjaftë të begatë nga momenti i themelimit, organizimit, zhvillimit, prespektivës, misionit, vizionit dhe natyrisht pamë të arsyeshme që sot të vlersojmë sikurse çdo herë punën e secilit rektor të deri tanishëm të universitetit të Tetovës”, tha Jusuf Zejneli.
Sipas Zejnelit, secili rektor i UT-së ka dhënë vulën gjatë rrugëtimit historik të këtij tempulli të diturisë.
“Të përgëzojmë, të çmojmë punën e secilit rektor, natyrisht shfaqim mirënjohje edhe për të gjithë rektorët që fizikisht sot nuk gjenden në mesin tonë, duke u nisur nga Rektori i parë, Prof.Dr. Fadil Sulejmani – themeluesin e UT-së, respekt për ta, familjet e tyre, për punën dhe përkushtimin”, tha Jusuf Zejneli.
Zejneli shtoi se betejat në çdo fazë të zhvillimit të këtij universiteti kanë qenë mjaft specifike me shumë sfida dhe vështirësi, por falë punës mundit të secilit rektor të deri tanishëm Uniiversiteti i Tetovës ka arritur të zhvillohet dhe të bëhet një institucion i çmuar i arsimit të lartë në vend. /tvklan.mk