Rama: Çdo anëtar i PS që bën korrupsion është tradhtar i dyfishtë, si paraziti që ushqehet me gjakun e trupit që rritet

“Çdo anëtar i kësaj familje që bën korrupsion është një tradhtar i dyfishtë, si çdo parazit që ushqehet me gjakun e trupit që rritet”, ka qenë kjo deklarata e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen që ai po zhvillon me ministrat dhe grupin e PS-së në kryesinë e Kuvendit.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama ka thënë se ai nuk mban asnjë zyrtar që vjedh nga paratë e shtetit kur i vjen ora të thirret në SPAK. Më tej, Rama ka theksuar se secili nga radhët e PS-së që fut dorën që arkën e shtetit për interesa personale dhe jo të Shqipërisë nuk është më pjesë e tyre.

Edi Rama: Ne kemi zgjedhur të luftojmë për pavarësimin e drejtësisë, por edhe të jemi në dispozicion të drejtësisë përmes tërheqjes tonë të plotë nga çdo kontroll politik. E para parti politike që kemi dorëzuar një armë në të cilën të gjithë të tjerët janë mbrojtur nga drejtësia duke vrarë drejtësinë. Ne jemi vetë të çarmatosur dhe falë intuitës së popullit shqiptar që ka kuptuar se kjo parti është e vetmja që ka aftësinë për ta ngritur flamurin e Ismail Qemalit në oborrin e BE-së. O e fitojmë ne këtë luftë të madhe për Shqipërinë, me gatishmërinë për të marrë çdo kosto, ose kjo dallga e drejtësisë së re do të thyhet nëpër shkëmbinjtë të politikës së vjetër anti-shtet. Dua të jemi i qartë: PS nuk ka dot dhe nuk ka për të pasur dot një “ne” të njëjtë. SIkur bëjmë betejat dhe punët për të cilën na kanë besuar shumica e shqiptarëve, që tradhton ata që na kanë besuar. Kur flirton me atë armik, kush i tradhton njerëzit që kanë dhënë privilegjin të udhëheqim, deputet apo ministër nuk është as “ne”, as i yni dhe nuk ka asnjë punë me ne. Ashtu sikundër secili që fut duart në arkët apo xhepat e këtij populli nuk ka si të jetë “ne” apo të kërkojë gjë nga ne përveç përbuzjes. Çdo anëtar i kësaj familje që bën korrupsion është një tradhtar i dyfishtë, si çdo parazit që ushqehet me gjakun e trupit që rritet. Kur një parazit i tillë zbulohet nga drejtësia, lajmi i mirë është se kemi një parazit më pak në trupin tonë është vetëm shumë i mirë. Vjen dhe tek unë njësoj si tek ju helmi që hidhet. I dëgjoj dhe kur thonë “na jep përgjigje ti Rama për këtë miun një karrige më poshtë se edhe ai i yti është”. Nuk është ai i imi, as i yni, por është vetëm i drejtësisë, cilindo që privilegjin për t’i shërbyer këtij vendi e përdor për t’i futur dorën në xhep këtij populli. I dëgjoj dhe kur bërtasin “hajdutët e Ramës”, një tam tam i përditshëm.

Por në sistemin ku jetojmë, indidivi është sovran. Në këtë sistem mbajnë secili mbi shpatulla kokën e vet, ndërsa përgjegjësia morale nuk është vetëfajësim për shkak se dikush shkel ligjin. Rruga e jetës na bashkon për 1 mijë e një arsye, por puna që na lidh për një qëllim, edhe nga zgjidh për një vepër të ulët si tradhtia. Unë kam pasur detyrën që të punoj me 40 e sa ministra dhe e kanë dëgjuar se kush lufton për qëllime të përbashkët më ka në krah kurdoherë që do të sulmohet, por kush gabon duke kujtuar se do të bëjë një rrugë e 2 punë, duke punuar dhe fshehur dhe për xhepin, nuk do të më ketë në krah as mua dhe as PS-në, por vetëm avokatin e vet. Kjo nuk ka ndryshuar derisa të jem unë. Unë nuk lëshoj djalin e vogël në një shkëmb kur do të hidhet, por nuk mund të mbaj asnjë burrë me para të vjedhura kur i vjen ora të thirret. Nëse nuk ke bërë gjë, të mban e vërteta, lufto për të vërtetën tënde se kjo parti dhe qeveri nuk bën asnjë koment për çështjet që hap SPAK-u. Sa më lart të jetë ngjitur kërkesa e SPAK, aq më shumë e presim të vërtetën. Keq më vjen për këdo që nuk do ta pranojë realitetin e ri. Kanë ardhur kohë të vështira për ata që duan të rrëmbejnë, por ne nuk kemi çfarë t’i bëjmë askujt se kjo drejtësia e re është e vërteta jonë në raport me Shqipërinë dhe shqiptarët. Në 40 e sa ministra që kanë punuar në qeverinë e drejtimit tonë, ai grusht ministrash, nuk janë larguar nga SPAK, por janë larguar njëherë nga unë. T’i quash të gjithë hajdutë duke i marrë disa shembuj të drejtësisë që jemi ne që krijuam kushtet që ata shembuj të krijohen, si argument për të përbaltur një punë kolosale, progresin për të cilën kanë punuar qeveritë toina, një histori e denjë për studime neurologjike. Nëse të gjithë ministrat kanë lëvizuar, unë nuk kam qenë dhe as nuk jam mburoja e asnjërit.

/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share