Shkup, 7 maj 2024 (MIA) – Sot në Shkup do të mbahet manifestimi qendror i 7 majit – Ditës së policisë së Maqedonisë.
Manifestimi qendror do të jetë në parkun në komunën e Aerodromit ku janë paralajmëruar fjalime të ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski dhe zëvendësministrit plotësues të Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev.
Në shënimin e Ditës së policisë së Maqedonisë do të marrin pjesë edhe përfaqësues të trupit diplomatik në vend, ndërsa në kuadër të manifestimit është paraparë ekspozitë dhe prezantim i pajisjeve të njësive të ndryshme policore.
Me rastin e shënimit të Ditës së policisë së Maqedonisë në periudhën prej orës 8 deri në orën 18 do të vendoset regjim i posaçëm i komunikacionit në këtë pjesë të qytetit. I mbyllur për qarkullim do të jetë bulevardi “ASNOM” nga udhëkryqi me bulevardin “Srbija” deri në udhëkryqin me bulevardin “Fevruarski pohod”.