Zgjedhjet parlamentare/ Partitë jashtëparlamentare me mesazhet e fundit

Do të punojmë për jetë më të mirë të romëve dhe për infrastrukturë të re për qytetarët romë – ishte zotimi I kandidatit për deputet të partisë “Avaja”, Kemal Sulejmanov”

“Pasi të fitojmë më 8 Maj, do të heqi sakon dhe do t`i përveshi mëngët. AVAJA do të punojë me nder dhe do të kontribuojë për sistem më të mirë”, tha Kemal Sulejmanov.

Nga ana tjetër, Kryetarja e Alternativës së Re, Danela Arsovska, është ankuar për diskriminim nga mediat, duke pohuar se qytetarët as që e dijnë se marrin pjesë në zgjedhje.

“Qëndrimet tona po i përsërisim para fundit të fushatës dhe nisjes së heshtjes zgjedhore, që ta thyejmë heshtjen mediale, që për ne ishte e pranishme gjatë gjithë fushatës”, tha Danela Arsovska.

Mesazhet e fundit janë dhënë edhe nga partia INTEGRA.

“INTEGRA ju ofron lirinë. Pushtet që do të synojë të gjitha llojet e lirisë, personale, familjare, individuale. Ofrojmë qeveri që do të sakrifikohet për popullin që do të bashkëndjejë vuajtjet por edhe nevojat e popullit”, tha Lupco Ristovski.

Nga partia Demokratët me premtime për të liruar nga borxhet qytetarët e varfër.

“Në Kuvend të miratohet ligji që të amnistojë borxhet e qytetarëve të varfër e jo të amnistohen politikanët, funksionarët dhe kriminelët ekonomik”, tha Jorgo Ognenovski.

Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Pavle Trajanovit u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë për Siljanovskën dhe VMRO-DPMNE-në./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share