Arben Taravari gjatë ditës së sotme zhvilloi takim me emisarin evropian, Peter Vanhoutte.
“Sot patëm një takim të mirë e rezultativ me emisarin evropian z. Van Hojten. Rruga evropiane e vendit do të jetë në duar të sigurta!”, shkruan Taravari.
Kujtojmë se diplomati Peter Vanhoutte ka mandat nga Bashkimi Evropian si mediator për ndryshimet kushtetuese.