Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar pas urimit që përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, i ka bërë qeverisë së re serbe. Konjufca tha se me keqardhje dëgjohet se BE-ja po pret me padurim që të punojë me qeverinë serbe, duke përfshirë zëvendëskryeministrin Aleksandar Vulin, i cili është nën sanksionet e SHBA-së.

“Me keqardhje dëgjohet se BE-ja po pret me padurim të punojë me qeverinë serbe, duke përfshirë zëvendëskryeministrin Alekandar Vulin, i cili është nën sanksionet e SHBA-së për lidhjet e tij të ngushta me Rusinë, ndërsa ata ende nuk janë të gatshëm të heqin masat e padrejta kundër Kosovës”, tha Konjufca, transmeton Klankosova.tv.