G7 po nxitohet nga ShBA që të miratojë paketën e ndihmës prej 50 miliardë dollarësh për Ukrainën

Grupi i Shtatë vendeve po diskuton një propozim për të dërguar deri në 50 miliardë dollarë ndihmë në Ukrainë, thonë raportet.

ShBA ka propozuar që paratë të paguhen me fitimet e papritura nga asetet ruse të ngrira në Evropë, sipas Bloomberg, transmeton Klankosova.tv.

Amerika po i shtyn liderët e tjerë të G7,  krerët e Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë, Gjermanisë, Italisë, Francës dhe Japonisë, që të bien dakord për planin kur të takohen në qershor.

Por diskutimet kanë qenë të vështira dhe një marrëveshje mund të zgjasë muaj, raportoi Bloomberg, duke cituar njerëz të njohur me propozimin.

Masa vjen pasi Uashingtoni miratoi një paketë të madhe ndihme me vlerë 61 miliardë dollarë muajin e kaluar, e cila ishte shtyrë me muaj nga republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share