“Znam”: Do të jemi korrektues të pushtetit dhe opozitës së ardhshme!

ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Qytetarët të dalin masivisht në zgjedhje dhe të votojnë sipas bidjeve personale. Ky është qëndrimi I Lëvizjes “Znam” të Maksim Dimitrievskit, pasi VMRO-DPMNE-ja u bëri thirrje që votuesit e tyre të mbështesin Siljanovskën. Lëvizja “Znam”, platformën zgjedhore e ka prezantuar në Tetovë.

“Lëvizja “Znam” po etablohet si forca e tretë politike në hapësirën politike të Maqedonisë. Nuk do të lejojmë që gjërat në këtë shtet të jenë të njëjta. Do të jemi korrektues edhe të qeverisë edhe të opozitës së ardhshme. Numri ynë vazhdimisht rritet, mbështetja e qytetarëve gjithnjë e më shumë po rritet dhe besoj se përfundimisht do të arrijmë ta kthejmë shtetin aty ku e ka vendin, në duart e popullit. Vazhdojmë më tej me ndryshime pozitive për shtetin” – tha Dimitrievski. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share