Nga Minsitria e Punëve të Brendshme njoftojnë se mbrëmjen e djeshme, respektivisht rreth orës 21:40, policia ka arrestuar personat B.D. 22 vjeç dhe A.D. 25 vjeç, të dy nga Kërçova, pasi tek ta janë gjetur substanca narkotike.
“Gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë e tyre, të kryer me vendim gjykate, u gjet dhe u sekuestrua marihuanë dhe një lëndë e ngurtë.
Personat janë ndaluar në stacion dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të parashtrohet denoncim përkatës”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.