Vuçiq: Pas votimit për Kosovën në Këshillin e Evropës, do të shohim se cilët janë miqtë e vërtetë të Serbisë

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq tha se Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me gjasë do të votojë për rezolutën për Srebrenicën më 15 ose 16 maj, ndërsa më 16 ose 17 maj do të merret vendimi për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Sipas tij se pas votimit “do të shikohet kush janë miqtë e vërtetë” të Serbisë.

“Sa i përket SE-së, nuk kam shumë pritshmëri”, tha presidenti i Serbisë, duke theksuar se “Britania e Madhe tani e ka marrë stafetën” nga Gjermania dhe shtoi se “çfarëdo që t’i pyesni ata nuk janë të interesuar.

Ai përkujtoi se Kosova ka ndërmjet 29 dhe 33 vota përkrahje në Këshillin e Evropës dhe se mjaftojnë 31 vota, por ka theksuar se pas votimit “do të shohim kush janë miqtë e vërtetë” të Serbisë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share