Pas ndarjes miqësore me trajnerin Shpëtim Duro, drejtuesit e klubit të futbollit Struga Trim Lum pas mos humbur kohë dhe pa mos u hamendur kanë caktuar Meriton Gegën ushtrues të detyrës trajner I ekipit deri në fund të kampionatit 2023/2024, gjegjësisht , në tre ndeshjet e fundit kundër Gostivarit, Shkëndijës dhe Shkupi.
Detyra parësore e trajnerit Gega gjithsesi se është që të mundohet të kthej atmosferën pozitive në ekip që të mbron epitetin kampion që e fituan në kampionatin e kaluar
Ndarja me trajnerin Duro erdhi si pasoj e rezultateve të dobëta në 5 xhirot e fundit, ku skuadra strugane shënoi vetëm një fitore, një barazim dhe tre disfata, përfshirë këtu edhe të dy xhirove të fundit, kur pavarësisht avantazhit që kishin përballë Sileksit dhe Tikveshit, në fund pësonin me shifrat identike 2:3.
Pasardhësi i tij, Meriton Gega, debutimin e tij si trajner përgjegjës i Struga Trim Lum do ta ketë të shtunën në ndeshjen kundër Gostivarit në Strugë.