Kryetari Thaçi mbrëmë në bashkëbisedim me aktivin politik të PDSH-së në Pallçisht dega Bogovinë, mes tjerash potencoi pas këtyre zgjedhjeve, dy forcat kryesore politike të shqiptarëve dhe maqedonasve do të ulen në tavolinë dhe do të duhet t’i zgjidhin disa çështje që janë finale.
“Këtë ndryshimin kushtetues e kemi përmendur disa herë, e keni të qartë. Unë desha t’ju flas pak më shumë për temën tjetër. Mendoj se edhe çështja jonë e shqiptarëve hynë në fazën finale. E kemi pasur nja 30 vjet që herë pas here kemi menduar se jemi afruar. Drejt zgjidhjes finale, po këto që po ndodhin në zgjedhjet e fundit, ky fjalor shumë i keq i VMRO-DMNE-së, ky hugjum shumë i madh i maqedonasve tregon se pozitat e shqiptarëve vetëm me simbolikë janë përmirsuar, nuk janë përmisuar si duhet. Dhe për këtë arsye kam ardhur të Ju apeloj të kemi një angazhim shumë të madh në raundin e dyte të zgjedhjeve, të apeloj që të votohet Fronti me shumicë apsolute, për shkak se do të kemi negociata jashëzakonisht të vështira me ta. Kur ulesh në tavolinën e bisedimeve në negociata nuk maten njerëzit cili është më i madh, cili më i vogël, cili ka më shumë kg apo më pak, maten me ate se cilin e ka përkrahë populli i vet më shumë, cili ka mbështetje më shumë prej popullit të vet. Në këtë drejtim mendoj se edhe pse Fronti ka njëë epërsi, shumë të madhe në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, kjo epërsi detyrimisht se duhet të rritet”, tha Thaçi.