ZGJEDHJET PARLAMENTARE
Në emisionin e mbrëmshëm “Pressing” lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela Sela nuk la pa përmendur marrëveshjen siç e quan ai, xhentëlmene mes partive shqiptare, ku është vendos që të mos bashkëpunohet me asnjë parti që është kundër ndryshimeve kushtetuese, duke përfshirë edhe Taravarin si një nga nënshkruesit e saj.
Sipas Selës, sjelljet e tanishme të Taravarit janë në kundërshtim me këtë marrëveshje dhe po i bëjnë dëm procesit politik.
”Normalisht vendimet i merr fronti dhe unë jam kualicion me ata, dhe kur më kanë pyetur se me kë duhet të bëhet qeveria kam thënë në fillim duhet ndryshimet kushtetuese për integrimin e vendit në BE dhe pastaj të kirjohet qeveria. Duhet të themelojmë një stabilitet në rajon që të kenë vlerë dhe të drejtat themelore të njeriut. Një nga marrëveshjet gjentëlemene që kemi bërë ne asokohe ka qenë që të mos bashkëpunojmë me asnjë parti që është kundër ndryshimeve kushtetuese, dhe një nga nënshkruesit e këtyre marrëveshjeve ka qenë vetë Taravari, ndërsa sot po i bën bisht kësaj pune” – tha Ziadin Sela.
Për Ziadin Selën nuk mund të ketë qeveri në mes VMRO- DPMNE-së dhe VLEN, sepse ajo qeveri, sipas tij, nuk do ta ketë legjitimitetin e popullit.
“Nëse VLEN-i dëshiron të kthej fenomenin e shqiptarëve të ndershëm të Rrahman Morinës, le të shkoj në qeveri krahas VMRO-së në këto rrethana. Të drejtën për përfaqësim ta jep populli, e ne nuk mund të kthehemi mbi 30 vite prapa si në situatën me Kosovën në Ish-Jugosllavi. Ajo mënyrë e qeverisjes nuk ndodh, është thjeshtë një infuzion që VMRO ja jep VLEN-it që ndoshta opozita të nxjerr një deputetë më shumë” – deklaroi Sela.
Sela ka akuzuar kreun e VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoskin, për sjellje që nënkupton mungesë të respektit ndaj vlerave dhe të ardhmes së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Sipas Selës, Mickoski po hap tema nacionaliste që nuk i ndihmojnë stabilitetit të shtetit. /tvklan.mk/