Sistemi VAR në Maqedoni, për herë të parë në finalen e Kupës

Sistemi VAR do të jetë i pranishëm për herë të parë në një garë të organizuar nga Federata e futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Bëhet fjalë për ndeshjen finale të Kupës së Maqedonisë së Veriut. Sipas informacioneve jo zyrtare, FFM është duke punuar në këtë drejtim dhe ka arritur marrëveshje për të pasur sistem VAR në finalen e Kupës e cila do të luhet me 22 maj në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup.

Ekspertë të kësaj fushe së bashku me arbitra të licencuar nga FIFA kanë shqyrtuar të gjitha kushtet dhe mundësitë dhe kanë dhënë dritën jeshile se sistemi VAR mund të implementohet në takimin final të Kupës.

Nga Federata e Futbollit të Maqedonisë pritet që të njejtën ta bëjnë zyrtare ditëve në vijim.

Në edicionin e sivjetshëm të Kupës në finale do të përballen Voska Sport dhe Tikveshi.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share