Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga njoftoi se i akuzuari për vrasjen e Vanjës, Ljupço Palevski, do të ekstradohet nga Turqia.
“Ju njoftoj se sot me informacion zyrtar nga Republika e Turqisë morëm miratimin për ekstradimin e Ljupço Palevskit. Rezultati pozitiv i procedurës lind pas të gjitha masave dhe aktiviteteve maksimale të ndërmarra nga juridiksioni i Ministrisë së Drejtësisë”, shkruajti Lloga.