Në zgjedhjet parlamentare të 8 majit, për herë të parë merr pjesë edhe partia e re “Alternativa e Re” që drejtohet nga Kryebashkiakja e Shkupit, Danela Arsovska. Nga kjo parti janë zotuar se do të inicojnë nisma për jetë më të mirë për pensionistët.
“Alternativa e Re me njerëz dhe me energji të re për herë të parë garon në zgjedhje parlamentare ju bën thirrje që të votoni numrin 9 dhe për ata që dijnë që cfarë është e domosdoshme për bashkëqytetarët tanë – pensionistët, që jetën e tyre e kanë kushtuar që të jetojmë në një vend më të mirë e më të bukur. Problemi nuk përfshin vetëm rritjen lineare të pensioneve sic kërkojnë, por edhe pa pagesë ta shfrytëzojnë sistemin tonë shëndetësor pa paguar participimin. Kërkesat e tyre nuk janë të parealizueshme dhe ne dijmë që këtë ta zbatojmë dhe implementojmë” , tha Danela Arsovska./tvklan.mk