Fronti Europian janë shprehur të shqetësuar për vendimin e papritur të opozitës për tubimin përmbyllës dhe thonë që përveç shkeljeve të parimeve të mirëkuptimit dhe koordinimit që duhet të mbizotërojnë në aktivitetet politike, është edhe një provokim.
“Në emër të Shtabit zgjedhor të Frontit Europian dhe të mbështetësve tanë, dëshirojmë të shprehim zhgënjimin dhe shqetësimin tonë për vendimin e papritur të opozitës për të shpallur mbajtjen e tubimit të tyre në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën vend ku ne kemi marrë konfirmimin policor dhe kemi shpallur prej më shumë se një javë të mbajmë tubimin tonë përmbyllës në Sheshin e Tetovës më 6 maj.
Ky veprim i opozitës, i cili u bë publik vetëm sot, nuk është vetëm një shkelje e qartë e parimeve të mirëkuptimit dhe koordinimit që duhet të mbizotërojnë në aktivitetet politike, por gjithashtu paraqet një provokim të panevojshëm që mund të rrezikojë sigurinë dhe qetësinë publike.
Ne jemi të përkushtuar për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët që dëshirojnë të marrin pjesë në tubimin tonë, dhe bëjmë thirrje për një zgjidhje të qetë dhe të përgjegjshme që respekton të drejtat dhe sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve.
Ftojmë të gjithë qytetarët dhe mbështetësit tanë të ruajnë qetësinë dhe të veprojnë me dinjitet, duke u përmbajtur nga çdo formë provokimi.