Shpërthimi i digës në Kenia vret më shumë se 40 persona

Më shumë se 40 njerëz kanë vdekur në Kenia pasi një digë shpërtheu pas shirave të dendur dhe përmbytjeve, thanë zyrtarët.

“Dyzet e dy të vdekur, është një vlerësim konservativ. Ka ende të tjerë në baltë,” i tha agjencisë së lajmeve AFP guvernatori i qarkut Nakuru, Susan Kihika.

Më shumë se 100 njerëz kanë vdekur nga përmbytjet që kanë shkatërruar pjesë të Kenias në muajin e fundit.

Nga 42 trupat e gjetur deri më tani, 17 ishin fëmijë, tha komandanti i policisë Stephen Kirui, cituar nga agjencia e lajmeve Reuters.

Qeveria ka vonuar hapjen e shkollave në të gjithë Keninë me më shumë shira që pritet të vijnë, sipas sinoptikanëve, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Më shumë se 130 mijë persona janë zhvendosur nga përmbytjet, me shumë njerëz që janë strehuar në shkolla.

Shirat e dendur kanë goditur gjithashtu Tanzaninë dhe Burundin fqinjë.Të paktën 155 njerëz kanë vdekur në Tanzani që nga janari, ndërsa në Burundi, rreth 100 mijë njerëz janë zhvendosur.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share