ZGJEDHJET PARLAMENTARE
“Na jepni besimin më 8 maj, që të jemi korrektues dhe balancues të linjave të kuqe maqedonase” – ka qenë mesazhi I partisë INTEGRA gjatë një tubimi në Gazibabë, duke bërë thirrje se Kushtetuta nuk duhet të ndryshohet, sic thonë, me kërcënime nga Sofja, Athina dhe ekstremistët shqiptarë.
“Sipas njohurive tona, VMRO-DPMNE gjendet nën presione serioze nga bashkësia ndërkombëtare, por edhe nga BDI-ja dhe ekstremizmi shqiptar. VMRO-DPMNE s`ka fuqi të mbijetojë rreth interesit kombëtar strategjik maqedonas, nëse INTEGRA – partia konservatore maqedonase si vlerë e shtuar në koalicionin “Me guxim për Maqedoninë” nuk përfaqësohet në Parlament”, tha Ristovski.
Në terren, në Shtip, ka zbarkuar edhe partia rome “Avaja”. Sipas tyre komuniteti rom vuan pasojat e diskriminimit, mungesës së infrastrukturës në mjediset rome, mungesën e investimeve në arsim dhe punësimeve.
Kryetari I partisë “Avaja”, Akif Kariman, përmendi problemet e përditshme me të cilët përballen romët.
“Në vitin 2024 nuk kemi ujë. Investimet nga institucionet janë zero. Nëse dikush lëvdërohet se ka bërë diçka, atëherë pjesa më e madhe e parave vjen nga BE-ja dhe OJQ-të. Shteti nuk bën asgjë për ne”, tha Kariman.
Kariman tha se si parti “Avaja” nuk premtojnë se do t`i zgjidhin të gjitha problemet, por do të punojnë në interes të popullit për të përmirësuar kushtet e jetës./tvklan.mk/