WSJ: Putin nuk urdhëroi vdekjen e Navalny-t

Shumica e vendeve perëndimore hodhën fajin tek presidenti Vladimir Putin për vdekjen e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny.

Megjithatë, gazeta amerikane “The Wall Street Journal” e cila citon burime anonime nga Inteligjenca Amerikane shkruan se Putin nuk urdhëroi vrasjen e kritikut më të ashpër të Kremlinit.

Muajin e kaluar, Putin e quajti vdekjen e Navalny-it një lajm të trishtë dhe tha se ai ishte gati t’ia dorëzonte politikanin Perëndimit në një shkëmbim të burgosurish me kusht që Navalny të mos kthehej më në Rusi.

Aleatët e Navalny-t bënë me dije se bisedime të tilla ishin duke u zhvilluar.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov reagoi mbi lajmin dhe u shpreh se e kishte parë artikullin e gazetës amerikane dhe u shpreh se në të kishte “spekulime boshe”.

Përfundimi i Inteligjencës Amerikane u bazua në një sërë informacionesh, duke përfshirë një analizë të fakteve publike, kohën e vdekjes së Navalny-t dhe mënyrën se si lajmi mbi ndarjen nga jeta të 47-vjeçarit hoqi vëmendjen nga zgjedhjet presidenciale të marsit që u zhvilluan në Rusi.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share