Zgjedhjet 2024/ Kovaçevski: Nuk heqim dorë nga ”beteja” për zgjedhjet e dyfishta!

Oponentët politik të mos kultivojnë iluzione se LSDM-ja do të heq dorë nga “beteja” për zgjedhjet parlamentare dhe rrethin e dytë të presidencialeve – tha gjatë tubimit parazgjedhor në Komunën Qendër të Shkupit, lideri I LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, duke përsëritur vendosmërinë për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut.

“Kjo parti bashkë me qytetarët arriti ta rrënojë regjimin dhe ta lirojë vendin pas 11 viteve të izolimit dhe keqpërdorimeve të VMRO-DPMNE-së. Asnjëherë nuk do të heqim dorë nga vlerat tona socialdemokrate. Zgjedhjet e 8 majit do të jenë të rënda. Ne kemi patur mbështetjen tuaj në Qendër, kur ka qenë më vështirë, në kohën e Gruevskit. Për këtë shkak, para se të votoni më 8 maj, të mendoni se kush e meriton votën tuaj. Në LSDM jemi unik rreth qëllimit që RMV-ja të bëhet anëtare e BE-së, me cka do të sigurojmë standard më të mirë jetësor, luftë më efikase kundër krimit dhe korrupsionit, arsim dhe shëndetësi më të mirë” – tha Kovaçevski. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share