Zgjedhjet 2024 dhe ekonomia/ Shporta 60.212 denarë – qytetarët nuk besojnë se zgjedhjet do të sjellin ndryshime!

Rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale kaloi. Euforia u zbeh dhe qytetarët dalëngadalë po i kthehen realitetit të përditshëm.

Ky realitet në terren thotë se për një familje katëranëtarëshe duhen së paku 60.212 denarë apo gati 1.000 euro për ta kaluar muajin. Muajin e fundit shporta konsumuese është rrit për 1.124 denarë.

Fuqia blerëse e qytetarëve është në rënie e sipër. Ata thonë se zgjedhjet vijnë e shkojnë – kurse çmimet dhe gjithçka tjetër mbeten të njëjta.

“Shtrenjtë janë, ja shiko tash bleva peshkë e kanë bërë 420 denarë, mish viçi 600 denarë, ku është kaq unë nuk e di si do e blejë. Unë kam pensionin 20 mijë si do ta përballojmë nuk e di, është shumë e veshtirë. Edhe pas zgjedhjeve do të jetë njejtë, shumë rëndë do bëhet”.

“Për një familje në fund të muajit duhen më së paku deri 600 euro, nuk mund të kalohet. Për një familje katërantarëshe me një rrogë është shumë e vështirë dhe mendoj se duhet të rriten rrogat por për popullin nuk mendojnë”.

“Çmimet lartë e më lartë”.

Gjatë fushatës për zgjedhjet e dyfishta nuk është anashkaluar tema për mirëqenien ekonomike të qytetarëve. Partitë politike madje kanë takuar edhe Odat Ekonomike për t`u konsultuar me biznesin për rimëkëmbje ekonomike të vendit.

Por, të gjitha këto përpjekje nuk reflektohen në terren. Derisa çmimet e produkteve ushqimore nga muaji në muaj shënojnë rritje, fuqia blerëse e qytetarëve gjithnjë e më shumë po ulet./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share