Atalanta sidon Juventusin në finalen e Kupës

Me kualifikimin e Atalantës në finalen e Kupës së Italisë, kampionati italian ka mësuar tashmë tre skuadrat pjesë e Superkupës së sezonit të ardhshëm. Bashkë me Bergamaskët do të jenë edhe kundërshtarët e 15 Majit në stadiumit “Olimpico” Juventusi, por edhe Interi, që pak ditë më parë u shpall kampioni i ri i Italisë.

Skuadra me tepër potencial duke premtuar spektakël në turneun “final four” që do të zhvillohet në Arabinë Saudite. Në garë për biletën e fundit janë dy ekipe, Milan dhe Bolonja. Kuqezinjtë janë më të favorizuar në këtë moment.

Atalanta u bë skuadra e parë që prej sezonit 2014-2015 që përmbys disavantazhin e gjysmëfinales së parë për tu kualifikuar në finalen e madhe me shifrat e përgjithshme 4-2.

Kualifikimi në finalen e Kupës dhe rrjedhimisht Superkupës së Italisë vlen edhe për arkat e skuadrave. Kontrata kap vlerën e 23 milionë Eurove, nga të cilat rreth 16 milionë do të shpërndahen për katër klubet pjesëmarrëse.

Gjysmëfinalistët do të marrin 1.6 milionë Euro, me rreth 5 milionë të garantuara për nënkampionët dhe afërsisht 8 milionë për fituesin e kompeticionit. Kjo do të thotë se hyrja në finalen e Kupës së Italisë, si dhe duke marrë parasysh edhe Superkupën, dërgon në arkat e klubeve një minimum nga 6.5 milionë deri në maksimumin 15.6 milionë Euro.

Shifra të kënaqshme duke parë që skuadrat janë në garë edhe për kualifikimin në kompeticionet e UEFA-s për t’i hapur udhë të tjera bonuseve për arkat e tyre.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share