Taravari pas votimit: Pres që ky proces të jetë fer dhe demokratik

Kandidati i VLEN-it për president, Arben Taravar, ka votuar në zgjedhjet presidenciale.

Taravari, mes tjerash ka thënë se pret që ky proces të jetë fer dhe demokratik.

“E bëmë detyrën obligimin si qytetar të këtij vendi. Porosia ime për gjithë qytetarët është që këto zgjedhje të kalojnë fer të jenë demokratike dhe në fund sot është dita kur sovrani vendos se kush duhet të fitojë zgjedhjet”, u shpreh Taravari.

“Shpresoj se 8 maji do të jetë ditë edhe më e rëndësishme se sot 24 prilli, kur mbahen zgjedhjet parlamentare dhe uroj që të shkojë dhe shpresoj të shkojnë me atmosferë fer dhe demokratike”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share