Regjimenti i Tretë i Këmbësorisë (R3K) i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së, ka përfunduar dje “Kursin për Qitës i Mprehtë’’ me Snajper SigSauer të realizuar në bashkëpunim me Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS).
Trajnimi është zhvilluar nga Instruktor të R3K, dhe kishte për qëllim ngritjen e kapaciteteve ushtarake për “Qitës të Mprehtë” të skuadrës, për të aftësuar pjesëtarët në përdorimin e këtij lloji të armës dhe pajisjeve shtesë të cilat përdoren për realizim të qitjes.