Zgjedhjet 2024/ Ana negative e fushatës – dëmtimi i bilbordeve, zyrave, presione…!

Sot rreth orës 10.00 në Stacionin policor Strumicë është raportuar se është dëmtuar një billbord reklamues i kandidatit për president Bujar Osmani. Billbordi është vendosur në qendër të qytetit në Strumicë. Në komunikatën e policisë theksohet se po merren masa për zbardhjen e rastit.

Ndërkaq, Deputeti I VMRO-DPMNE-së, Mile Lefkova ka njoftuar se është thyer zyra e tij e deputetit në Koçanë. Ai ka shtruar pyetjen nëse insistimi i Qeverisë teknike dhe Zv/Ministrit të brendshëm plotësues që të mos ketë ndryshime kadrovike në Koçanë është bërë për këtë qëllim.

Nga ana tjetër, nga koalicioni VLEN thonë se aktivistë të tyre thirren në bisedë informative në Policinë e Tetovës.

Fushata 20-ditëshe presidenciale, krahas përplasjeve në distancë me akuza e kundërakuza, kryesisht ka kaluar në atmosferë të qetë. Përjashtime bëjnë incidentet me dëmtimet e bilbordeve të disa kandidatëve presidencial. Krahas këtyre rasteve, ditë më parë u dëmtua bilbordi I Bujar Osmanit në lagjen Autokomandë të Shkupit./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share