Fronti Europian përmes një kumtese ka reaguar ndaj kreut të VMRO-së, Mickoski ku mes tjerash thuhet se ai ka ra në derexhe të rëndë dhe po kërkon shpëtim te Levica e Apasievit.
”Mickoski dhe VMRO assesi ta fshehin nervozën dhe panikun nga BDI dhe Fronti Europian.
Se në çfarë derexhe ka rënë dy ditë para humbjes, tregojnë thirrjet për ndihmë nga Levica dhe ZNAM e Dimitrievskit.
Madje, shpëtimin dhe ndihmë e kërkon edhe te opozita shqiptare, me qëllim që, siç tha dje Mickoski, ta rrënojë Frontin Europian dhe BDI-së.
Megjithatë, edhe pse shpik arsye të ndryshme, publiku e di se lufta e vërtetë e Mickoskit janë pozitat e barabarta të shqiptarëve dhe etniteteve tjera në Maqedoninë e Veriut. Ai tashmë është vetëm një libër i lexuar që nuk e fsheh dot antishqiptarizmin dhe politikat kundër Perëndimin.
BDI dhe Fronti Europian i bën me dije Mickoskit dhe bashkëpunëtorëve të Rusisë, se BDI dhe Fronti Europian, themelet i ka vënë që në vitin 2001, me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, me Marrëveshjen e Prespës dhe anëtarësimin e NATO-s, si dhe me ndryshimet kushtetuese që do të ndodhin menjëherë pas zgjedhjeve të 8 majit.
Dhe, deshi apo nuk deshi Mickoski, BDI dhe Fronti Europian do të jetë garantuesi i rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut, ndërsa VMRO dhe bashkëpunëtorët tjerë të Moskës, pas 8 majit, do të jenë vetëm spektatorë opozitar të anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimin Europian” – thuhet nga Fronti Europian. /tvklan.mk/