Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë me raport për tubimin që realizoi “Fronti Europian” në sheshin Maqedonia.
Sipas informacioneve që vijnë nga Ministria e Brendshme, në tubimin që filloi nga ora 20:00 morën pjesë më shumë se 50.000 mijë qytetarë.
Prezencë masovike e qytetarëve në tubim u pa dhe përmes fotografive të shpërndara nëpër rrjetet sociale.
Ndër të parët që ka reaguar me fotografi ka qenë, zëvendëskryeministri Artan Grubi.
Përmes postimit në “Facebook” Grubi ka pyetur se sa deputet do të marrin si front pas këtij tubimi.
“10, 20, 30, 40, 50.000…ngjitja emrin! Sa thatë deputetë? 20, 21, 22, 23, 24, 25 a më shumë?! Ngjitja edhe kësaj emrin… JO Rusisë, PO Europës!”, ka shkruar Grubi. /TvKlan.mk