Tubimet partiake/ Sot në Shkup regjim i veçantë në komunikacion

Organizimi i tubimeve partiake në kryqytet do të sjell regjim në komunikacion, me ç’rast do të bëhet kufizimi i lëvizjes në disa pjesë të Shkupit deri në orët e mbrëmjes.

“Për shkak mbajtjes së tubimeve nga fushatat parazgjedhore për zgjedhjet presidenciale 2024, më 21 prill në ora 13:00, para selisë së Bashkimit Europian në rrugën “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, Njësia për Siguri në Komunikacion pranë SPB Shkup, do të marrë masa për regjim të posaçëm”, raportoi Ministria për Punë të Brendshme.

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë do të mbaj tubim në afërsi të selisë së BE-së, ndërsa në ora  20:00 Fronti Europian organizon tubimin në sheshin “Maqedonia”.

Kufizimet do të ndikojnë edhe në bulevardin “Koço Racin” dhe “Klimenti i Ohrit”.

Poashtu për sonte në Shkup ka paralajmëruar tubim edhe partia ZNAM, para Bibliotekës “Shën Klimenti i Ohrit”

Kujtojmë se fushata për zgjedhjet presidenciale përfundon në mesnatën e 22 prillit.

Qytetarët do tu drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet presidenciale më 24 prill, ndërsa raundi i dytë më 8 maj, së bashku me zgjedhjet e rregullta parlamentare.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share