Zgjedhjet 2024/ VMRO-DPMNE përkeqëson retorikën anti-BDI!

Mickoski dhe VMRO edhe publikisht kërkon një Maqedoni pa shqiptarët. Madje, hapur ju bën thirrje të gjithë maqedonasve të bashkohen kundër Ali Ahmetit dhe BDI-së – thuhet në një reagim të BDI-së, duke përmendur tubimin e Kratovës, ku Mickoski kërkoi bashkimin e të gjithë maqedonasve me qëllim që shqiptarët të mos marrin asnjë deputet në Zonën 3 zgjedhore.

“BDI dhe Fronti Europian shprehin shqetësimin e thellë për fjalorin nacionalist dhe antievropian të VMRO-së, e cila duke e ndjerë humbjen më 24 prill dhe më 8 maj, po nxit urrejtjen ndëretnike dhe antieuropiane në Maqedoninë e Veriut. Ftojmë opozitën shqiptare t’i thirrin mendjes dhe të mos bëhen vegël e agjendave ruse që po proklamon VMRO dhe tellallët e tyre”  – thonë nga BDI.

Ndryshe, krahas akuzave dhe thirrjeve të vazhdueshme anti-BDI të eksponentëve të VMRO-DPMNE-së nëpër tubime e mitingje partiake, tashmë ky sulm ka marrë përmasa edhe në marketingun politik por edhe në komunikatat partiake që shpërndahen nëpër rrjetet sociale.

“Shteti është në kaos për shkak të BDI-së dhe shërbëtorëve të tyre nga LSDM. Është koha ta kthejmë shtetit – Maqedonia sërish e jotja! Maqedonia është marrë nga duart e popullit dhe është rrëmbyer nga 100 funksionarët e BDI-së” – thonë nga VMRO.

Në cdo tubim të VMRO-DPMNE-së, qoftë presidencial apo parlamentar, krerët më të lartë të kësaj partie adresojnë akuza dhe sulme ndaj Ali Ahmetit, Kryeministrit Talat Xhaferit, Zv/Kryeministrit Artan Grubi, Ministrit të Jashtëm dhe kandidatit presidencial Bujar Osmanit, por edhe ndaj BDI-së, duke u arsyetuar se po sulmojnë, sic thonë, krimet e BDI-së, e jo shqiptarët. / tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share