Zgjedhjet 2024 nën ”lupën” e mediave dhe monitoruesve të huaj!

PROCESI ZGJEDHOR NË RMV

942 monitorues, gazetarë të huaj dhe përkthyes janë akredituar për të ndjekur zgjedhjet presidenciale të 24 prillit.

Në ueb-faqen e KSHZ-së është publikuar njoftimi se deri më 19 prill, janë akredituar 342 monitorues të vendit dhe 568 të huaj, më shumë nga OSBE/ODIHR-i.

Zgjedhjet Presidenciale do të ndiqen edhe nga 32 gazetarë të huaj, në mesin e të cilëve nga agjencia “Rojters” dhe “France Press” si dhe media të shumta nga vendet fqinje.

Votimi për Zgjedhjet presidenciale nisi me anëtarët e 31 këshillave zgjedhor që do ta zbatojnë votimin jashtë vendit. Bëhet fjalë për 191 persona.

Janë 2.571 votues që janë paraqitur për të votuar në diasporë.

Për zgjedhjet parlamentare të 8 majit, në diaporë nuk do të zhvillohet procesi i votimit, pasi nuk pati numër të mjaftueshëm të qytetarëve të paraqitur për të votuar.

Për shkak të mbajtjes së tubimeve nga fushatat zgjedhore për zgjedhjet presidenciale 2024 në zonën qendrore të qytetit do të vendoset regjim i posaçëm i komunikacionit.

Zgjedhjet e shtata presidenciale do të mbahen më 24 prill, kurse rrethi i dytë eventual, bashkë me zgjedhjet parlamentare më 8 maj. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share