Tetovë/ Dhuna shkollore – përplasje prindër – Sh.F “Istikball”!

Nëna e Lorent Iljazit, nxënës në shkollën fillore “Istigball” në Tetovë, akuzon udhëheqësinë e shkollës se nuk ka marrë masa pas incidentit të 29 marsit kur djali i saj është lënduar nga bashkëmoshatarët në klasë ku si pasojë ka marrë lëndime të rënda trupore.

TON  NËNA E LORENTIT 

 Pyes publikisht dhe kerkoj përgjegësi nga shkolla:

1. Pse udheheqesia e shkolles nuk ka thirur urgentisht ndihmen e shpejte duke pare se djali ka lendime të renda fizike?

2. Përse shkolla nuk merr masa konkrete pedagogjike sipas dispozitave ligjore por e transferon te gjithe klasēn ne nje klase te vogël ne bodrum?

3. Perse shkolla “Istikball” edhe pas 3 javësh e fsheh rastin dhe nuk ka njoftuar  institucionalisht Inspektatin Komunal, Inspektoratin Shteteror të Arsimit dhe Ministrine e Arsimit?

Këto akuza i ka hedhur posht drejtoresha e shkollës fillore “Istigball”, Magbule Aliu, ku përmesë një komunikate me shkrim ka theksuar se janë marrë të gjitha masat në kuadër të ligjit.

“Shkolla Fillore Istigball, i ka marrë të gjitha masat e nevojshme sa i përket rastit të 29 marsit, që ka filluar si lojë mes nxënësve në klasë dhe ka përfunduar me lëndime të nxënësit Lorent Iljazit. Rasti është paraqitur në Inspektoriatin e Komunal të Arsimit. Janë marrë të gjitha masat e nevojshme si shkollë. Nxënësit Lorent Iljazit, i është dhënë ndihma e parë nga arsimtarët përgjegjës të ditës”, thonë nga shkolla fillore Istigball-Tetovë.

Nxënësi Lorent Iljazi, vazhdon të jetë në pushim mjeksor, ndërsa sipas prindërve të tij Ai, ka frikë të vazhdojë shkollën pas lëndimeve që I shkatuan bashkë moshatarët./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share